3767 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Mjeku i dorëzoi kredencialet në Arabinë Saudite

Rijad, 4 dhjetor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Rijad, Lulzim Mjeku, i dorëzoi të mërkurën kopjet e letrave kredenciale te Ministri Saudit i Punëve të Jashtme Princi Faisal bin FarhanAl-Saud, duke u akredituar si ambassador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në ceremoni, ambasadori Mjeku i përcolli Princit Faisal bin Farhan Al-Saud, përshëndetjet e presidentit SHTZ Hashim Thaçi dhe popullit të Kosovës, drejtuar Shkëlqesisësë Tij, Mbretit Salman Bin Abdulaziz Al-Saud, qeverisë dhe popullit saudian.  

Ambasadori Mjeku theksoi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm saudit bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Kosovës dhe Arabisë Saudite dhe shprehu vullnetin e tij për t'i forcuar dhe zgjeruar edhe më tej marrëdhënit bilaterale.

Ministri i Jashtëm saudit i uroi akreditimin ambasadorit Mjeku dhe konfirmoi mbështetjen e tij në misionin e ri.

Ambasadori Mjeku i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale te Ministri Saudit I Punëve të Jashtme Princi Faisal bin Farhan Al-Saud, në 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kosovaro-saudite dhe në prag të 10-vjetorit të verdiktit të GJND-së për Kosovën.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për drejtësinë ndërkombëtare me deklaratën përkrahëse për pavarësinë e Kosovësnë GJND.

 Republika e Kosovës i është falenderuese dhe shikon të zgjerojë marrëdhëniet bilaterale me Arabinë Saudite, ka theksuar në takim ambasadori Mjeku.

Ceremoninë e akreditimit të ambasadorit të Kosovës e kanë pasqyruar edhe mediat e këtij shteti. Ambasadori Lulzim Mjeku është diplomat i karrierës dhe ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme e në Shërbimin e Jashtëm që nga themelimi më 2008.

Foto Galeria