3764 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli takoi ambasadorët e Quint-it

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh Ministrër i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, të hënën priti në takim Ambasadorët e vendeve anëtare të Quint-it të akredituar në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe veçmas përkushtimin e ministrit Pacolli për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere amerikane dhe evropiane në agjendën ndërkombëtare.


Ministri Pacolli i ka siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin shtetëror, por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Kjo do të ndodhë në baza ditore dhe në mënyrë strategjike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, në procesin e njohjeve dhe deri tek rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë”, tha shefi i diplomacisë kosovare.  

Ambasadorët e shteteve të Quint-it vlerësuan lart angazhimin dhe përkushtimin e ministrit Pacolli rreth aktiviteteve të tij diplomatike.  

Foto Galeria