3762 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Dugolli i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Turqisë

Ankara, 28 nëntor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, z.Ilir Dugolli, të enjten dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë audiencës në Pallatin Presidencial, u konstatua bashkëpunimi i thellë dhe i shumëanshëm në mes të Kosovës dhe Turqisë, krahas marrëdhënieve të ngrohta ndërmjet popujve të dy vendeve.

Ambasadori Dugolli gjithashtu shprehu zotimin për avancim të marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke nënvizuar potencialin e bashkëpunimit, përfshirë atë në rrafshin ekonomik dhe kulturor.

Foto Galeria