3761 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kuka e Kelmendi nderohen nga Ministri Pacolli - “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”

Prishtinë, 28 nëntor 2019 – Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, ka zgjedhur datën 28 nëntor për të nderuar trajnerin e Xhudos, z.Driton Kuka,dhe kampionen Olimpike të Xhudos, znj.Majlinda Kelmendi.

Ministri i Punëve të Jashtme thatë shtunën se Kosova përgjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve shtet u identifikua në botë me shumë figura të sportit, kulturës e shkencës, si ambasadorët më të mirë të saj.

Por, sipas ministrit Pacolli, puna e Trajnerit të Xhudos, z.Driton Kuka, dhe kampiones Olimpike të Xhudos, znj.Majlinda Kelmendi, që kanë bërë për imazhin e Kosovës është e paarritshme nga të tjerët.

“Për këtë kontribut sot në këtë ditë të veçantë për kombin tonë nderova të dy me titullin ‘Ambasador i Vullnetit të Mirë të Kosovës’”, tha ministri Pacolli në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Titulli që iu dha Kukës dhe Kelmendit, Ministri Pacolli tha se duhet të inkurajojë të gjithë sportistët kosovarë, të cilët siçtha ai, duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë tonë.

 

 

Foto Galeria