3757 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

WBF mban sesionin informues për projekt-propozimet rajonale, vlerësohet kryesimi i Kosovës

   
Prishtinë, 21 nëntor 2019 – Republika e Kosovës është dëshmuar si faktor shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal gjatë kryesimit të saj, këtë vit, me Fondin për Ballkanit Perëndimor (WBF).  Kështu u tha të enjtën në konferencën e organizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, me rastin e thirrjes së tretë, dhe të fundit informues, për projekt-propozimet rajonale.     


Në konferencë, ku ishte i pranishëm Drejtori Ekzekutiv i WBF, z.Gjergj Murra, espertët të Fondit, aplikuesit potencialë të projekteve dhe gazetarët, fjalën hyrse e mbajti zëvendës/ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj.Rejhan Vuniqi. Ajo tha se është e kënaqur që interesimi për projektet e financuara nga WBF ka shënuar rritje, dhe se tani kur kanë mbetur më pak se dy muaj deri në përfundimin e kryesimit me këtë fond, mund të konkludohet se Kosova bëri një udhëtim të shkëlqyeshëm.

“U angazhuam të ofrojmë më shumë mbështetje dhe të punojmë së bashku me qeveritë e tjera në mënyrë që të rrisim fondet në dispozicion për projekte të ndryshme. Sot, mund të them se kemi arritur konsensusin me partnerët tanë dhe në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në prill jemi pajtuar të vazhdojmë me trendin e rritjes së kontributeve tona vjetore”, tha zëvendës/ministrja Vuniqi.

Një arritje tjetër që ndodhi gjatë kryesimit të Kosovës me WBF, sipas znj.Vuniqi, është fakti që është prezantuar auditim shtesë, i jashtëm, gjë që ka ofruar më shumë garanci për donatorët e mundshëm, duke prezantuar nivele të reja të transparencës për qeveritë dhe palët e interesuara.

Drejtor Ekzekutiv i WBF, Gjergj Murra, pasi falënderoi zëvendësministren Vuniqi dhe udhëheqësin e Departamentit të Marrëdhënie Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për punën e bërë, tha se gjatë drejtimit të Kosovës, Fondit është bërë më i qasshëm për alpikuesit potencialë nga i gjithë rajoni.

“Dua te potencoj që Kosova është një faktor shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
Shoqëria civile në Kosovë është shumë e përgatitur, ka ekspertë të mirë në përgatitjen e projekt-propozimeve dhe gjatë dy thirrjeve të mëparshme kemi pasur 85 projekte nga Kosova, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, më shumë se 180 bashkëpjesmarrje me organizata nga gjithë Ballkani Përendimor”, tha Murra.

Drejtor Ekzekutiv i WBF tha se kjo qasje tregon se Kosova jo vetëm që ka potencial të lartë për projekte, por ka lidhje të shkelqyeshme dhe miqësore me organizata të ndryshme nga i gjithë rajoni.

WBF është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të ËBF-së tek vendet e treta. Kosova e ka marrë kryesimin njëvjeçar të këtij fondi më 1 janar 2019. (Më shumë informata për aplikuesit potencialë mund të gjinden në linkun në vijim: http://westernbalkansfund.org/wp-content/uploads/2019/10/WBF-3rd-Call-for-Proposal-Application-Guidelines.pdf

Foto Galeria