3756 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Në Gjermani u mbajt sesioni informues “Klima e investimeve në Kosovë”

Mynih, 15 nëntor 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka organizuar në Mynih të Gjermanisë sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”, me qëllim të njoftimit të diasporës dhe investitorëve potencial gjerman për kushtet dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.


Ky sension informativ është organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Tregtisë së Republikës së Kosovës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih dhe bizneset e diasporës shqiptare në Gjermani.

Pjesëmarrës në këtë sesion ishin përfaqësuesit e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës të cilët njoftuan në detaje biznismenët e atjeshëm për mundësitë e investimeve në Kosovë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e shtetit gjerman, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në atë politik, drejtuesja e Departamenti për Diplomaci Ekonomike, U.D. drejtoresha Valëza Oruqi, njoftoi pjesëmarrësit për angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për krijmin e politikave që ofrojnë mundësi më atraktive për investime në Kosovë.

Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme është e fokusuar po ashtu në intensifikimin e marrëdhenieve bilaterale, në mënyrë që t’ju krijohen mundësitë biznismenëve shqiptarë në diasporë që të luajnë rolin e ndermjetësuesit për investitorët potencialë gjermanë dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre të çmuar për zhvillimin ekonomik të shtetit të Kosovës.

Me qëllim të stimulimit të eksportit nga Kosova, pjesëtarë të delegacionit nga Kosova ishin edhe tetë përfaqësues kompanish të vreshtarisë kosovare (Stone Castle, Daka, Bodrumi i Vjetër, Biopak, Eko Verë, Kosovo Wine, Theranda dhe Labi Wine), të cilët patën mundësi të prezantojnë produktet e tyre pranë ndërmarrësve të pranishëm në këtë sesion informues për klimën e investimeve në Kosovë.  

Foto Galeria