3735 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Në New York mbahet Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal

New York, 24 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkpunimit Rajonal (RCC), i cili është mbajtur të martën në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


Ministri Pacolli, që udhëhiqte delegacionin e Kosovës, tha se ishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë takim, në të cilin siç tha ai, u shkëmbyen ide për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, dhe të këtyre të fundit me Bashkimin Evropian.

“Ishte momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor të tregojnë pikat e forta drejtë të ardhmes në Bashkimin Evropian. Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër”, tha ministri Pacolli.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se Kosova do të luaj rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit dhe do të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Sekretariati i RCC-së ka selinë në Sarajevë dhe aktualisht udhëhiqet nga ish ministrja për Integrime e Republikës së Shqipërisë, Majlinda Bregu.

Kosova është anëtare e Këshillit të Bashkpunimit Rajonal që prej vitit 2013.  


 

Foto Galeria