3734 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Ahmeti dorëzoi Letrat Kredenciale me pritje shtetërore nga Garda e Emirit

Doha, 24 shtator 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Doha, z.Amir Ahmeti, të martën i dorëzoi Letrat Kredenciale te Lartëmadhëria e Tij Shejh Abdullah Bin Hamad Al Thani, Zëvendës/Emir i Shtetit të Katarit.

Ne oborrin e  Divanit të Emirit, ambasadorit të Republikës së Kosovës iu akordua ceremonia e pritjes shtetrore të Gardes së Emirit.

Lartëmadhëria e Tij, Shejh Abdullah Bin Hamad Al Thani, e uroi ambasadorin Ahmeti për misionin e ri. Ai vlerësoi raportet e mira midis dy vendeve dhe uroi që Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha, e hahur së fundmi, t’i shërbejë edhe më shumë përshpejtimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale.

Gjatë audiencës, ambasadori Ahmeti i percjelli Zëvendës/Emirit të Katarit pershendetjet e Presidentit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dhe e falënderoi për  ndihmen e vazhdueshme që jep Katari për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ambasadori Ahmeti, gjatë dorëzimit të Letrave Kredenciale te Zëvendës/Emiri i Shtetit të Katarit, ishte i shoqëruar edhe nga Sekretari i Dytë i Ambasades së Republikës së Kosovës, z.Rexhep Ismajli.

Foto Galeria