3731 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli takon homologun e tij sllovak, vazhdon angazhimi pragmatik me Sllovakinë

New York, 24 shtator 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij sllovak, Miroslav Lajçak.


Ministri Pacolli ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-s dhe OSBE-së.

“Ishte takim i shkëlqyeshëm i shkëmbimit të ideve me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së. Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe rajonit”, ka deklaruar ministri Pacolli.

Të dy ministrat, Pacolli dhe Lajçak, janë takuar në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku kanë filluar punimet vjetore të Asamblesë së Pergjithshme të kësaj organizate.

Foto Galeria