3730 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Guajana do të forcojnë raportet politike e tregtare

New York, 22 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar në New York, në marrgjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanas, znj.Karen Cummings.   

Ministri Pacolli tha se takimi me ministren e shtetit Guajana, zonjen Cummings, ishte i shkëlqyeshëm. Ai tha se Guajana është një aleat diplomatik i Kosovës jo vetëm në Amerikën Jugore.

“Guajana ka mbrojtur Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare dhe vazhdon të japë të njëjtën mbështetje. Ne kemi Ambasador jo-rezident dhe do t'i zgjerojmë marrëdhëniet tona duke promovuar bashkëpunimin politik dhe tregtar. Si shtete të vogla ne i qëndrojmë njëri-tjetrit afër në mbështetje”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

Foto Galeria