3729 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli: Katari është një partner i besueshem i Kosovës

New York, 22 shtator - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Repubilkës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është duke qendruar për vizitë zyrtare në New York, ku po zhvillohet java e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në ditën e parë të punimeve, në Selinë e Kombeve të Bashkuara, Ministri Pacolli është takuar me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, z.Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

Ministri i Jashtëm tha se kishte një takim të shkëlqyeshëm me zotriun Soltan bin Saad Al-Muraikhi. “Katari është një partner i besueshem i Kosovës dhe mbështet zhvillimin tonë ekonomik dhe politik”, tha Ministri Pacolli.

Kosova, sipas shefit të diplomacisë së saj, do të punojë ngushtë me Katarin për të forcuar edhe  marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, dhe se Forumi ekonomik Kosovë-Katar do të sjellë investime të mëdha në Kosovë.

Foto Galeria