3720 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri britanik

Prishtinë, 6 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të premten, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Ministri Pacolli me këtë rast ka ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave z.Abbott u akreditua si Ambasador Fuqiplotë i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Pacolli dhe ambasadori Abbott vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli e ka konsideruar jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme si dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimin e raporteve bilaterale me Britaninë e Madhe.

Foto Galeria