3714 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova, e barabartë në ministerialin e shefave të diplomacisë në Helsinki

Helsinki, 30 gusht 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që po mbahet në kryeqytetin finlandez, që njëherësh shënon edhe fillimin e Presidencës së Finlandës me Bashkimin Evropian.

 

Takimi informal i 28 ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, filloi me pritje të nikoqirit dhe Komisionarëve të BE-së.

 

Republika e Kosovës po merr pjesë si e barabartë me të gjithë shtetet e tjerë të rajonit.

 

Kosovën në Helsinki po e përfaqëson Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, i ftuar nga drejtuesit më të lartë të Komisionit, në cilësinë e tij si shef i diplomacisë së Republikës së Kosovës.

 

Ministri Pacolli do të mbajë një fjalim ku do të adresojë vizionin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, obstruksionet e Serbisë në dialog dhe në shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet liberalizimit të vizave, etj.

 

Gjatë ditës takimi do të vijojë me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e vet të Unionit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të krejt kontinentit, etj.

 

Aktiviteti në fjalë koincidon me stafetën e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian tek udhëheqësja e re dhe fillimin e presidencës finlandeze.

Foto Galeria