3712 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli: Kosova do të fuqizojë partneritetin ekomomik me Hungarinë

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim të Ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, z. Bela Bozsik.

 

Gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të tyre në fusha të interesit të përbashkët.

 

“Kosova ka marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera me Hungarinë. Bashkëbiseduam hapur edhe për të drejtën e pamohueshme të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të vendit tonë në organizatat ndërkombëtare”, tha z.Pacolli.

 

Ministri Pacolli tha se me të Ngarkuarin e përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, z. Bela Bozsik, u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha nivelet si dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik, me theks në fushën e investimeve.

Foto Galeria