3697 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli dënon sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit mbi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.


Shefi i diplomacisë kosovare ka dënuar ashpër dëmtimin e stemës shtetërore të Republikës së Kosovës, duke e quajtur veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. 


“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, ka deklaruar ministri Pacolli.


Ai ka thënë se sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që prej 11 vjetësh në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës.


“E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministri Pacolli.

 

Foto Galeria