3690 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 July 2019
  • SHARE
  • PRINT

Hynë në fuqi marrëveshja Kosova-Turqi për bashkëpunim ushtarak financiar

Prishtinë, 23 korrik 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ka hyrë në fuqi “Marrëveshje për bashkëpunim ushtarak financiar dhe protokollin implementues lidhur me asistencën financiare” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 24 prill 2019 në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë përfaqësuar nga Ministria Kombëtare e Mbrojtjes, në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (04L-052).

Pas nënshkrimit, përfaqësitë e të dyja vendeve kanë shkëmbyer edhe notat verbale mbi marrëveshjen, të cilën tashmë mund ta gjeni të publikuara në Gazetën Zyrtare të Rrepublikës së Kosovës (Linku).

Foto Galeria