3680 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 June 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ratifikohet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë​

Prishtinë, 13 qershor 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë do të hyjë në fuqi me datë 1 shtator 2019.


Marrëveshja është ratifikuar në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (04L-052).

Është bërë edhe shkëmbimi i notave verbale mbi përfundimin e procedurave të brendshme ligjore në mes të Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Turqisë, nënshkruar më 27 shtator 2013.


Marrëveshjen e lartpërmendur tashmë mund ta gjeni të publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të RKS.

Foto Galeria