3679 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 July 2019
  • SHARE
  • PRINT

Reagim përkitazi me të dhënat e pasakta në shkrimin e botuar në të përditshmen KOHA DITORE, me datë 05.07.2019, fq.3, me autor Besnik Krasniqi.

Në artikullin e publikuar me datë 5 Korrik në gazetën Koha Ditore, me titull “ I dënuari bëhet ambasador në Riad, i suspenduari konsull në Zarë”, janë paraqitur të dhëna të pa sakta dhe të pa vërteta si dhe njëherit interpretime të gabuara, që kanë ardhur si rrjedhojë e absorbimit të informacioneve të pa sakta mbi bazën e të cilit është shkruar artikulli.

Së pari duhet të sqarohet nga titulli, nënkuptohet se z. Esat Brajshori është emëruar konsull. Në fakt i njëjti është emëruar konsull i përgjithshëm, që është kompetencë ligjore e Presidentit.

Po ashtu në artikullin përkatës, duke cituar z. Butrint Berisha (Hulumtues në Institutin e Prishtinës për Studime Politike” thuhet si vijon: “..supozohet se prej 27 shefave të misioneve diplomatike  vetëm 3 janë diplomat karriere. Kjo është shkelje e pastër e ligjit...” Kjo e dhënë e paraqitur në artikull është krejtësisht e pa saktë, për këto arsye si më poshtë.

Republika e Kosovës i ka gjithsej në funksion 30 Misione Diplomatike. Prej këtyre Misioneve Diplomatike aktualisht në detyrë janë 14 (katërmbëdhjetë) Shefa të Misioneve diplomatike që vijnë nga radhët e karrierës diplomatike.

Në dy misione diplomatike (në Turqi dhe në Itali) shumë shpejt do të vendosen shefat e misioneve diplomatike, të cilët do të jenë nga radhët e karrierës diplomatike, pasi që Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë propozimet për ambasador në këto dy vende, nga radhët diplomatëve të karrierës diplomatike.

 Me emërimin e këtyre dy ambasadorëve, numri i misioneve diplomatike ku do të ketë shefa të misionit të karrierës do të rritet në 16 (gjashtëmbëdhjetë).

Shefat e misioneve, të cilat shërbejnë në Ambasadat e Republikës së Kosovës dhe të cilët janë të emëruar në këtë funksion janë si në vijim:

  1. Ambasada/Austri-Sami Ukelli;
  2. Ambasada/Arabia Saudite-Riad-Beqir Ismaili;
  3. Ambasada/Bullgari-Edon Cana;
  4. Ambasada/Kanada-Lulzim Hiseni;
  5. Ambasada/Mbretëria e Bashkuar-Heroina Telaku;
  6. Ambasada/Panama-Zana Zeqiri-Rudi;
  7. Ambasada/Portugali-Ylber Kryeziu;
  8. Ambasada/Senegal-Ramadan Gashi;
  9. Ambasada/Suedi-Shkëndije Geci-Sherifi;
  10. Ambasada/Shqipëri-Sylë Ukshini;
  11. Ambasada/Mbretëria e Tajlandës-Muhamet Brajshori;
  12. Misioni i posaçëm/Greqi-Fitim Gllareva;
  13. Misioni i posaçëm/Serbi-Xhelal Shaqiri;
  14. Misioni Diplomatik në Bangladesh-Guner Urea;
  15. Ambasada/Itali-Romë-pritet emërimi nga radhët e karrierës;
  16. Ambasada/Turqi-pritet emërimi nga radhët e karrierës.

 

Ndërkaq në anën tjetër, në 14 (katërmbëdhjetë ambasadat, ku të emëruarit janë jashtë karrierës diplomatike janë si një vijim:

 

  1. Ambasada/Australi-Hajdin Abazi;
  2. Ambasada/Belgjikë-Bernard Nikaj;
  3. Ambasada/Emiratet e Bashkuara Arabe-Abu Dabi-Avni Arifi;
  4. Ambasada/Francë-Qëndrim Gashi;
  5. Ambasada/Gjermani-Beqë Cufaj;
  6. Ambasada/Holandë-Lirim Grajçevci;
  7. Ambasada/Hungari-Shpend Kallaba;
  8. Ambasada/Japoni-Leon Malazogu;
  9. Ambasada/Kroaci-Gëzim Kasapolli;
  10. Ambasada/Maqedoni-Gjergj Dedaj;
  11. Ambasada/Slloveni-Avni Kastrati;
  12. Ambasada/ShBA-Vlora Çitaku;
  13. Ambasada/Zvicër-Nazane Breca;
  14. Ambasada/Ҫeki-Arbër Vllahiu.

 

Nga kjo statistikë, del që gjendja aktuale e kuotës diplomatike, sa i përket të emëruarve si shefa të misioneve në Ambasada është 50 % me 50 % (14 nga radhët e karrierës dhe 14 jashtë karrierës diplomatike). Me emërimin e shefave të misioneve diplomatike në Turqi dhe Itali, nga radhët e karrierës, ashtu siç është bërë propozimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, numri i anëtarëve të emëruar ambasador (shefa të misioneve) nga radhët e karrierës diplomatike do të jetë 16 (gjashtëmbëdhjetë) ose 60%.

Pjesa tjetër e shkrimit, përmban të dhëna të pa sakta, lidhur me bazën ligjore të emërimit të konsujve, pjesë të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e ka sqaruar disa herë.

 

Foto Galeria