3671 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 May 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli priti sot në takim ambasadorin e Mauritanisë në Itali, jorezidentë për Kosovën, Hamed Sidi Mohamed, i cili i dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 29 janar 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Mauritanisë të vendosur në Itali, jorezidentë për Kosovën, Hamed Sidi Mohamed, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Ministri Pacolli e uroi ambasadorin Hamed Sidi Mohamed për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezidentë i Mauritanisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi miqësor, kryediplomati kosovar, Pacolli, vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.

Madje ministri Pacolli, shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ofruar të gjitha mundësit shtetit të Mauritanisë për të hapur Ambasadën e tyre në Kosovë. Duke paraqitur kredencialet e tij, ambasadoriHamed Sidi Mohamed u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.

Foto Galeria