3661 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 May 2019
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 2 maj 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune, Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve.

Në kuadër të këtij takimi Ambasadori Al Marri u informua për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me shtetin e Katarit.

Me ketë rast, ministri po ashtu e njoftoj për takimin që ka zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin.

Ambasadorin Al Marri u njoftua edhe për planin që ka ministri për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurohet Ambasada e Kosovës, si dhe do të zhvillohen takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

Foto Galeria