3660 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 April 2019
  • SHARE
  • PRINT

Republika e Kosovës kryeson takimin e Ministrave të Jashtëm të Fondit të Ballkanit Perëndimor në Varshavë

12 prill, 2019 - Në Varshavë, u mbajt takimi i parë i Fondit të Ballkanit Perëndimor nën kryesimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kryesim ky nga janari 2019.

Në fjalën e tij hapëse, si Kryesues i Presidencës së Fondit, Zëvendëskryeministri, Sh. T. Z. Behgjet Pacolli, fillimisht shprehu kënaqësinë e tij që të drejtoj takimin e të gjithë Ministrave të BP6 në formatin e Konferencës së Tretë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Fondit të Ballkanit Perëndimor. 

“Për herë të parë në një konfiguracion të tillë, qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë zotuar së bashku dhe ligjërisht të detyruara të forcojnë bashkëpunimin e komponentëve të shoqërisë civile duke mbështetur projekte të përbashkëta dhe duke promovuar njerëzit në kontaktet me njerëzit”, tha ministri Pacolli.

Gjatë kësaj kohe Fondi është provuar si një nga nxitësit më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal, duke arritur këtë në bazë të angazhimit, vullnetit dhe interesit të përbashkët për një të ardhme më të mirë evropiane të palëve kontraktuese të Ballkanit Perëndimor.

“Duke ndjekur modelin e V4, duke shfrytëzuar mundësinë për të shprehur mirënjohjen time për Poloninë për lehtësimin e këtij takimi në Varshavë sot, Fondi i Ballkanit Perëndimor arriti të krijojë veten si një nga aktorët kyç në rajon, duke mbështetur aktivitete financiare që kontribuojnë në bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër-rajonal dhe forcimin e kohezionit rajonal”, tha zëvendëskryeministri Pacolli, në fjalën e tij.

Ministri Pacolli shtoi se, është shumë i kënaqur që lista e 24 projekteve fituese, në kuadër të thirrjes së dytë, është e gatshme për aprovimin e ministrave, në kuadër të së cilës ka projekte rajonale fusha të tilla si arti dhe kultura, çështjet gjinore,  zhvillimi i qëndrueshëm,  arsimi i të rinjëve dhe një proces shumë shqetësues për të gjithë ne në rajon –ikjen e të rinjëve, kërkime shkencore  dhe integrimin evropian.

Sipas ministrit Pacolli, në vitin e kaluar është bërë një hap i madh drejt hapjes së Fondit për burime të tjera të financimit. 

Ministri Pacolli u bëri thirrje ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor për fonde shtesë, për të patur mundësi për të mbështetur edhe më shumë projekte. 

“Si simbol konkret i besimit në këtë organizatë dhe në misionin e tij, besimi në ekipin shumë-etnik dhe shumë të përkushtuar të sekretariatit dhe zyrtarëve tanë të lartë që kanë arritur të krijojnë jo vetëm marrëdhëniet kolegiale dhe të punës, propozoj që të vazhdojmë më tutje me këtë trend pozitiv të rritjes së kontributit tonë duke u dhënë kështu mundësi shtesë të gjithë akterëve të interesuar që kërkojnë mbështetje financiare nga Fondi i Ballkanit Perëndimor”,  bëri thirrje ministri Pacolli.

Në fund të takimit, ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor u pajtuan që të dëshmojnë në angazhimin e tyre, që me shembullin e tyre do të jetë më e lehtë për donatorët e tjerë të mundshëm që ta mbështesin Fondin e Ballkanit Perëndimor.

 

Foto Galeria