3650 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 22 mars 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme njofton opinionin publik se sot, gjatë gjithë ditës Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Bazel, të një 7 vjeçari me prejardhje nga Kosova, nga një e moshuar, shtetase zvicrane.

Për këtë qëllim, personeli konsullor i Cyrihut, ka vizituar qendrën policore në Bazel, e cila është duke u marrë me rastin.

Deri më tani, bazuar në informatat preliminare, të komunikuara nga autoritetet policore, në lidhje me këtë vrasje makabre, është bërë e ditur se autorja e krimit ka dhënë një verzion fillestar, në lidhje me aktin kriminal, ku për pasojë humbi jetën, i riu, I. M. 

Me kërkesë të ministrit, Pacolli, personeli diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës ka vizituar familjen e të riut, ku i kanë shprehur tronditjen dhe pikëllimin e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. 

Po ashtu, familjarët janë siguruar se Konsullata e Republikës së Kosovës do të jetë në gatishmëri të plotë dhe të vazhdushme, që të ofrojë çfardo përkrahje në këto momente të vështira për familjen.

Konsullata në Cyrih, në kuadër të fushëveprimit të saj, është udhëzuar që të mbajjë komunikim të ngushtë me autoritetet policore dhe të drejtësisë në lidhje me rastin.

Foto Galeria