3642 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), fuqizon edhe më tutje subjektivitetin ndërkombëtar

Prishtinë, 13 mars 2019 – Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 

Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumëanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës.

IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.

 

Foto Galeria