3641 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pranon kopjet e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i Katarit, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve

Prishtinë, 11 mars 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie, Ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, nga i cili ka pranuar edhe një kopje të Letrave Kredenciale.

Me këtë rast, Kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të jap për Republikën e Kosovës.

Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe në lidhje me mundësinë e ndihmës eventuale, që shteti i Katarit mund ta ofrojë në aspektin e forcimit të subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Tutje, Ministri i Jashtëm, Pacolli, e ka njoftuar Ambasadorin Al Marri për planet e Republikës së Kosovës, që ta funksionalizojë Ambasadën në Doha brenda këtij viti.

Në fund, përmes Ambasadorit, Al Marri, ministri, Pacolli, i përcolli edhe ftesën për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, që ta vizitojë Kosovën në muajt në vijim.  

Foto Galeria