3606 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër ISIS-it

Uashington D.C., 6 shkurt 2019 – Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër ISIS-it, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.

Kështu ka vlerësuar Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në  hapje të punimeve të ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër ISIS-it, i cili po mbahet në Uashington D.C.

“Në  Uashington D.C. me ftesë të Sekretarit, Pompeo, po marr pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit kundër ISIS-it. Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë ”, ka thënë  ministri i jashtëm, Pacolli.

Kryediplomati Pacolli do t’i adresohet ministrave të pranishëm edhe me një fjalim, ndërkohë që me një fjalim pjesëmarrësve do t’i adresohet edhe Presidenti i Shteteve të  Bashkuara, Donald Trump.  

Ministri i Jashtëm Pacolli po merr pjesë në këtë takim me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Foto Galeria