3604 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në Senatin Amerikan: Prezenca amerikane në rajon është jetike për paqen dhe demokracinë, Ballkani i takon NATO-s

Uashington D.C., 5 shkurt 2019 – Prezenca amerikane në rajon është jetike për garantimin e paqes dhe demokracisë dhe rajoni i Ballkanit i takon NATO-s.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, gjatë adresimit të tij në Senatin Amerikan, në kuadër të Forumit mbi sfidat në Evropën Jug-lindore, të organizuar nga Senatori, Paul Inhofe.

“Mëngjesin në Uashington D.C. e fillova me pjesëmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori, Paul Inhofe, në Senatin Amerikan. Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon, si garantuese e paqes dhe demokracisë.  Në anën tjetër, denoncova lojën e pistë, që Serbia në vazhdimësi zhvillon, duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse. Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë”, është shprehur kryediplomati kosovar, Pacolli.

Numri dy i Qeverisë, Pacolli, po qëndron në ShBA me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të marrë pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet më datën 6 dhe 7 shkurt, 2019 në Uashington D.C., dhe pas kësaj do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.

Foto Galeria