3580 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Përfundon faza e parë e informimit nëpër Komuna të Kosovës mbi Diplomacinë Ekonomike

Prishtinë, 27 dhjetor 2018 - Ka përfunduar faza e parë e informimit nëpër Komunat e Kosovës rreth promovimit të potencialeve ekonomike nga Komunat në shtetet e huaja.

Në kuadër të angazhimeve përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë vizituar Komunat e Kosovës me qëllim të idenfitikimit të mundësive për bashkëpunim ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës me shtetet tjera.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Besnik Hoti, në takimet me kryetarët e Komunave ka prezentuar mundësitë për promovimin e komunave përmes diplomacisë ekonomike të Republikës së Kosovës.

Hoti ka thënë që në 38 pika të botës janë funksionale misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, së bashku me të gjitha këto misione janë në dispozicion edhe për promovimin e Komunave, sidomos për promovimin e mundësive për investime në këto komuna në fusha të ndryshme.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, në çdo takim ishte i shoqëruar nga drejtori për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe Zyrtarët, z. Gëzim Gashi dhe Turkesh Dalifi.

Zhvillimi ekonomik i Republikës së Kosovës varet nga performanca ekonomike si dhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik, duke shfrytëzuar avantazhet e ambientit të jashtëm, që do të mundësonte përfitime nacionale në të gjitha fushat e aktiviteteve, duke përfshirë tregtinë, investimet, si dhe të gjitha shkëmbimet e tjera të nevojshme ekonomike.

Diplomacia e Ekonomike nëpërmjet misioneve diplomatike mundëson promovimin e potencialeve ekonomike dhe burimeve natyrore, fizike dhe njerëzore të Kosovës.

Foto Galeria