3570 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Mbahet takimi i parë i Bordit të Akademisë Diplomatike të Kosovës

Prishtinë, 6  dhjetor -  U zhvillua takimi i parë dhe konstituues i Bordit Drejtues të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Në takimin e kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Besnik F. Hoti me anëtarët e Bordit, personalitete të shquara nga jeta akademike dhe diplomatike, u dha kontribut konkret me hartimin e një udhërrëfyesi me prioritete për veprimtarinë e Akademisë në vitin e ardhshëm.

Anëtarët e Bordit theksuan nevojën për rifunksionalizimin e disa aktiviteteve themelore në Akademisë Diplomatike duke dhënë ide për pasurimin e mëtejshëm të kurseve për përgatitjen e kuadrove diplomatike të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.  

 

Foto Galeria