3533 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Greiçevci dorëzoi letrat kredenciale tek Mbreti i Holandës

Hagë, 17 tetor 2018 – Ambasadori i i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Lirim Greiçevci, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës, Lartmadhërisë së Tij, Willem-Alexander.

Ceremonia në Pallatin Mbretëror në Hagë filloi me intonimin e himnit të Kosovës nga orkestra mbretërore dhe inspektimin e gardës mbretërore nga Ambasadori Greiçevci.

Ambasadori Greiçevci më pas dorëzoi Letrat Kredenciale dhe zhvilloi një takim me Mbretin e Mbretërisë së Holandës. Me këtë rast, duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit Thaçi, ai shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve. Njëkohësisht, Ambasadori Greiçevci premtoi se do të angazhohet për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë ceremoni, Ambasadori Greiçevci u shoqërua nga bashkëshortja, znj. Lindita Greiçevci, si dhe diplomatët e ambasadës: z. Besnik Ramadanaj, Këshilltar, znj. Yllka Geci, Sekretare e Parë dhe Kolonel Ahmet Ajeti, Atashe i Mbrojtjes.

Në shkurt të vitit të ardhshëm, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës shënon 10 vite nga hapja e saj.

Mbretëria e Holandës është vendi i 23-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, përkatësisht më 04 mars 2008. 

 

Foto Galeria