3531 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha bëri hapjen e panairit “Expo Logistica 2018” në Panama

Panama, 18 tetor 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Anton Berisha gjatë vizitës në Panama, mori pjesë në hapjen solemne të panairit më të madh të teknologjisë dhe logjistikës “Expo Logistica 2018” në Panama.

Në prerjen e shiritit, Zëvendësministri Berisha u shoqërua nga Jorge Garcia, President i Expocomer, drejtori i Sekretariatit Kombëtar të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (SENACYT), z. Victor Sanchez Urrutia, si dhe Presidenti i Expo Logistica Panama, z. Jose Garcia.

Zëvendësministri Berisha pasi falënderoi organizatoret për ftesën, u prezantoi pjesëmarrësve mundësitë e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës në fushën e teknologjisë dhe logjistikë duke theksuar rëndësinë e diplomacisë ekonomike dhe orientimet e MPJ-së në këtë fushë.

Ky panair që organizohet nga Oda e Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë e Panamasë (CCIAP) në bashkëpunim me Sekretariatin Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (SENACYT), hapi zyrtarisht edicionin e dymbëdhjetë të këtij panairi dyditor, ku një nga objektivat kryesore të tij është promovimi i sektorit dhe azhurnimi i njohurive të profesionistëve në sektorin e transportit logjistik dhe multisektorial ku ishin pjesëmarrës një numër i madh i kompanive dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare nga vende si Argjentina, Kina, Kolumbia, Irlanda, Meksika dhe Panamaja.

Me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Panama në hapje të panairit janë prezantuar dhe shërbyer verërat e Kosovës nga veraria “Stone Castle”.

 

Foto Galeria