3529 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Panamaja do të thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha

Panama, 17 tetor 2018 - Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë do të thellojnë më tutje bashkëpunimin shumë të mirë bilateral, relacionet në kuadër të organizatave multilaterale si dhe shkëmbimet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Vullneti i dyanshëm për thellimin e shumanshëm të raporteve ndërshtetërore është konfirmuar gjatë vizitës zyrtare në Panama të Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Anton Berisha, i cili u shoqërua nga Drejtori i Çështjeve Dypalëshe, Prindon Sadriu, e cila ka kulmuar me konsultimet politike për herë të parë në pesë vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Panamasë, e që u zhvilluan ndërmjet dy shteteve.

Zëvendësministri Berisha është pritur nga homologu panamez, z. Luis Miguel Hincapie,

dhe të dy i kanë kryesuar delegacionet shtetërore në konsultimet shumë të frytshme të zhvilluara me këtë rast.

Gjatë Konsultimeve Politike, janë trajtuar detajisht temat që lidhen me çështjet politike, marrëdhëniet diplomatike, çështjet regjionale, situatën aktuale në dy vendet dhe në rajonet përkatëse, për çështjet ekonomike, mundësitë e investimeve, bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe përkrahjen e Panamasë në proceset aktuale ndërkombëtare të Kosovës.

 

 

Foto Galeria