3525 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Besnik Hoti zhvilloi takimin me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës në Francë

Paris, 9 tetor 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti i shoqëruar nga drejtori për Diplomaci Ekonomike Guner Ureya, zyrtarë nga KIESA, Administrata Tatimore dhe Agjencia e Privatizimit, zhvilluan sesionin informues “ Klima e Investimeve në Kosovë” të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris së bashku me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Francë .

Zëvendësministri Hoti, ndër të tjera ta se, ‘Ekonomia është bërë forca lëvizëse në forcimin e marrëdhënieve në mes shteteve. Rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve tona përmes diasporës tonë është e rëndësi së veçantë dhe domosdoshmëri e kohës, në mënyrë që ta zhvillojmë ekonomin e vendit tonë’. 

Hoti shtoi se Republika e Kosova po krijojnë të gjitha parakushtet për të tërhequr investimet kapitale të kompanive franceze në tregun kosovar, duke pasur parasysh burimet natyrore dhe njerëzore të Kosovës.

 

Foto Galeria