3510 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

MPJ ka bërë të gjitha përgatitjet, Ministri i Jashtëm Pacolli përfaqëson Kosovën në Konferencën e Frankofonisë në Armeni

Prishtinë, 6 tetor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet përfundimtare për punimet e Samitit të Frankofonisë, që do të mbahet nga data 8 deri më datën 12 tetor, në Erevan të Armenisë.

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në këtë Samit nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ky është një rast i mirë për Kosovën për lobim pasiqë takimet, që do t'i zhvillojë delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryediplomati Pacolli do shfrytëzohen për rritjen e numrit të njohjeve dhe sigurimin e mbështetjes për anëtarësimin e vendit në Organizatata Ndërkombëtare. 

Tema e sivjetme e Samitit të XVII-të të Frankofonisë është "Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon".

 

Foto Galeria