Itali, 1 tetor 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj mori pjesë në zbulimin e shtatores se Shën Nena Terezës, në Quinto Treviso të Italisë.
Me mbështetjen e autoriteteve italiane, të shoqatave shqiptare në Itali dhe komuniteteve fetare, u mbajt ceremonia e zbulimit te shtatores se novelistësh dhe humanistes shqiptare Shën Nena Terezë, ku ishin te pranishëm edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, zëvendësministrat e Jashtëm, Anton Berisha dhe Gjergj Dedaj, ambasadorja e Kosoves ne Romë, Alma Lama, Monsinjor Lush Gjergji nga Dioqeza e Kosovës dhe shumë autoritete italiane, nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe diaspora kosovare.