3479 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Kiribati shumë shpejtë vendosin marrëdhënie diplomatike, do të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve

New York, 24 Shtator 2018 – Kosova dhe Kiribati shumë shpejtë do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do të thellojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, pas takimit me Presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau, në margjina të takimeve të shumta bilaterale, që po zhvillohen me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Zhvillova një takim miqësor me Presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau. Kiribati ka njohur herët Kosovën. Shumë shpejt do të lidhen edhe marrëdhëniet diplomatike, ndërsa bashkëpunimi dypalësh do të thellohet”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës Pacolli.

Foto Galeria