3468 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli priti zëvendëspresidentin e ALDE Bach Mortensen: Faleminderit për gjithë këtë mbështetje për Kosovën

Prishtinë, 13 shtator 2018 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim zëvendës presidentin e ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën), Henrik Bach Mortensen.

Ministri Pacolli në cilësinë edhe të Presidentit të AKR-së e cila është anëtare e ALDE-së, me këtë rast ka falënderuar zëvendëspresidentin Mortensen për përkrahjen e vazhdueshme që të gjithë euro-deputetët e ALDE-së kanë votuar pro-liberalizimit të vizave për Kosovën por edhe për mbështetjen e kamotshme që ALDE ka dhënë në proceset më të rëndësishme për vendin tonë.  

Pacolli gjithashtu e njoftoj për proceset në Kosovë si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës dhe hapat që diplomaci kosovare po bënë dita-ditës.

Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i ALDE, Bach Mortensen ka falënderuar Presidentin e AKR-së, njëherit zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që AKR mban si anëtare e ALDE-së për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Pacolli  edhe njëherë ka  shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që ALDE ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet, duke e quajtur atë si zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë që ALDE përbëhet nga 60 parti anëtare dhe mijëra anëtarë individualë nga vendet anembanë Evropës.

Foto Galeria