3464 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha vizitë zyrtare në Itali, pritet nga kardinali Del Pini

 

Milano,11 shtator 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha gjatë vizitës së tij në Itali është pritur nga kardinali Mario Del Pini, Arqipeshëv i Diaqozës së Milanos.

Zëvendësministri Berisha në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Vatikanin, ka falënderuar kardinalin Pini për ndihmën e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për popullin shqiptar, për ndikimin, kontributin dhe për paqen në regjion.

Po ashtu Berisha e ka njoftuar Eminencën e tij për të arriturat e shtetit të Kosovës dhe sfidat që e presin, në mënyrë që të krijojmë një shoqëri demokratike, tolerante dhe me orientim integrues euroatlantik.

Berisha ka thënë se raportet me Vatikanin paraqesin natyrshmëri historike, dhe se i ka kërkuar Eminencës se tij të ndihmojë popullin tonë, siç e quajti ai me respekt, popull i fortë, punëtor dhe i përkushtuar për familje.

 

 

Foto Galeria