3456 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi takon homologun e saj estonez, kërkon mbështetje për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare

Dubrovnik 2 Shtator, 2018 – Në margjina të takimeve të Forumit të Dubrovnikut dhe me qëllimin e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimit të mbështetjes së gjerë për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, në veçanti procesit të INTERPOL-it, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar homologun e saj estonez për Çështje Evropiane, z. Matti Maasikas.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet në mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të tyre. 

Në vazhdim, Zëvendësministrja Vuniqi falenderoi homologun e saj për përkrahjen e deritanishme ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe atë të integrimeve evropiane. 

Nga ana e tij, z. Maasikas siguroi Zëvendësministren Vuniqi se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Estonisë aty ku vendi i tij mund të ndihmojë.

Në fund të këtij bashkëbisedimi edhe Zëvendësministri estonez është interesuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar që zgjidhja që do të arrihej të jetë stabilizuese për rajonin.  

Foto Galeria