555 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

MARRI – Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

MARRI – Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë është strukturë rajonale unike, e cila përbëhet nga gjashtë shtete pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor me qëllim të promovimit të bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe qasjes së përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar të pjesëmarrësve të MARRI-t në fushën e migrimit, azilit, kontrollit kufitar, trafikimit me qenie njerëzore, regjimit të vizave, integrimit dhe kthimit të refugjatëve me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në këto fusha.  

 

Kosova i është bashkuar MARRI-të me anë të Deklaratës së Cavtatit në Forumin Rajonal të kësaj organizate, të mbajtur më 10 qershor 2014 në Cavtat gjatë kryesimit të Kroacisë me Iniciativën Rajonale të MARRI-të.    

 

Fushëveprimi kryesor përfshinë ofrimin e lëvizjes së lirë dhe të menaxhuar mirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor, në këtë mënyrë duke kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit tonë.

 

Sekretariati i MARRI-të ndodhet në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Më 14 qershor 2019, Kosova e ka marrë kryesimin njëvjeçar të MARRI-të.  

 

Shkarko këtu dokumentin e prioriteteve të kryesimit