Legalizime

Legalizimi i dokumentave publike të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në Kosovë bazuar në sistemin zinxhir të legalizimit të dokumentave.

Për përdorimin e dokumentave publike të Kosovës në shtetet e tjera, shtetasit e Kosovës duhet të bëjnë:

-    vërtetimin në institucionin përgjegjës për lëshimin e tyre,
-    legalizimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe
-    legalizimin në institucionin përgjegjës të vendit në të cilin dokumentacioni do të përdoret. (Zakonisht organ përgjegjës është ambasada e shtetit përkatës ose Ministria e Punëve të Jashtme e atij shteti).

Legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, bëhet për të gjitha dokumentat publike të cilat paraprakisht i janë nënshtruar vërtetimit në organet përgjegjëse. Deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër, legalizimi i dokumentave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës do të bëhet pa pagesë dhe sipas detajeve të poshtëshënuara:

Organi përgjegjës për legalizim

Departamenti për Çështje Konsullore
Sheshi Nënë Tereza
Ndërtesa e Ish-Gërmisë, zyra AB01
Prishtinë 10000, RKS

Orari

Legalizimi i dokumentave mund të bëhet çdo ditë të rregullt pune sipas orarit të poshtëshënuar. Ju kujtojmë se periudha për legalizimin e dokumentave mund të ndryshojë në varësi të fluksit të dokumentave të paraqitura në Departamentin për Çështje Konsullore. Periudha e legalizimit mund të zgjasë më së shumti 3 (tre) ditë pune.
Dorëzimi i dokumentave për legalizim mund të bëhet:

paradite nga ora 08.30 –  10.30 dhe mbasdite nga ora 13.30 – 14.30

Tërheqja e dokumentave të legalizuara mund të bëhet sipas ditës së caktuar nga zyrtari përgjegjës në këto orare:
paradite nga ora 11.00 – 12. 00 dhe mbasdite nga ora 15.00 – 16.00

Vërejtje të rëndësishme:


* Procesi i legalizimit bëhet vetëm në dokumentat publike origjinale.
**Për legalizimin e dokumentave nuk është e nevojshme prezenca e bartësit të dokumentacionit.
 

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë