Udhëtimet e shtetasve të Kosovës jashtë
Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Turqisë dhe Ishujve Maldive.Bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare mund të udhëtojnë pa viza drejt Republikës së Kroacisë.
Bartësit e lejeqëndrimeve të përhershme të lëshuara nga një nga shtetet e Zonës Schengen dhe ata të vizave shumë-hyrëse Schengen më afat vlefshmërie dhe me kufizim territorial për Greqinë dhe Spanjën dhe në disa raste Sllovakinë (-GR, -E) ose (-GR, -E, -SK) mund të hyjnë, kalojnë transit dhe qëndrojnë në Republikën e Kroacisë pa pasur nevojë të pajisën më vizë kroate.
VËREJTJE:
- Çdo shtetas që në vizën Schengen shumë-hyrëse ka kufizim territorial për ndonjë shtet tjetër përveç GR; E; dhe SK, NUK MUND TË HYJË NË KROACI pa vizë kroate.
- Ky regjim vlen deri më 31 Dhjetor 2013
Bartësit e vizave shumë-hyrëse Schengen me afat vlefshmërie mund të hyjnë, kalojnë transit dhe të qëndrojnë në Republikën e Bullgarisë pa pasur nevojë që të pajisen më vizë bullgare.
Për të udhëtuar në vendet e tjera, shtetasit e Kosovës duhet patjetër të pajisën më vizë pranë ambasadave të këtyre vendeve ose ambasadave përgjegjëse për lëshimin e vizës përkatëse.
Nëse vendi në të cilin do të udhëtojë shtetasi i Kosovës nuk ka Ambasadë të akredituar në Kosovë, ose Ambasada e akredituar nuk bën lëshimin e vizave, atëherë pajisja më vizë mund të bëhet në Ambasadën më të afërt të atij vendi ose në Ambasadën e akredituar për Kosovën.
VËREJTJE:
Rekomandohet që para udhëtimit shtetasit të marrin informacionin pranë Ambasadës së shtetit të destinacionit lidhur më njohjen e dokumentit të udhëtimit të RKS-së dhe procedurat e pajisjes më vizë.


Stay Connected with MFA