Ministri Hoxhaj përgëzon liderët e vendeve myslimane me rastin e Festës së Bajramit

Prishtinë, 18 Gusht 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi liderëve të shteteve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI) dhe shteteve anëtare të Ligës Arabe, me rastin e Festës së Bajramit.

Në letër, Ministri Hoxhaj ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre shteteve me shumicë të popullsisë myslimane për këtë festë, duke theksuar se në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë testuar dhe demonstruar devotshmërinë dhe përkushtimin e tyre shpirtëror dhe fizik, duke rritur dashurinë e përbashkët, paqen dhe solidaritetin.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sipas Hoxhajt, vlerat humane, toleranca, falja dhe dashuria ndërmjet njerëzve vlerësohen dhe kultivohen më shumë se çdo herë tjetër.

“Ne në Kosovë, shtetin e ri evropian me shumicë të popullsisë myslimane, po e festojmë Bajramin në liri dhe pavarësi. Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, kemi arritur rezultate të dukshme në të gjitha sferat. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj dhe po ashtu besojmë se raportet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë do të thellohen në vjetët në vazhdim”, thotë Ministri Hoxhaj në letër, duke u uruar besimtarëve myslimanë, Bajram të gëzuar, lumturi dhe prosperitet.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë