Ministri Hoxhaj uron rizgjedhjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr

Prishtinë, 3 Gusht 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, i cili është rizgjedhur në postin e shefit të diplomacisë egjiptiane.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në letër, ministri Hoxhaj ka shprehur urimet dhe konsideratat më të larta për punën e Ministrit Amr.

Hoxhaj po ashtu thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës njohin dhe respektojnë përpjekjet e Egjiptit për paqe dhe prosperitet për qytetarët e tij, dhe se këto qëllime të admiruara i ndajnë edhe qytetarët e Kosovës

“Me formimin e Qeverisë së re egjiptiane ne shpresojmë se politika e Egjiptit rreth Kosovës do të evoluojë në drejtim pozitiv”, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj, drejtuar homologut Amr.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu shpreh vullnetin  e plotë për të punuar për së afërmi me Ministrin Amr në përpjekje për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona dhe për promovimin e shkëmbimeve bilaterale e bashkëpunimit, “pasi që ne ndajmë objektiva të ngjashëm, të bazuar në parime të përbashkëta”.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë