Ministri Hoxhaj: Lidhjet e Kosovës me SHBA-të janë të shenjta

Prishtinë, 2 Gusht 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kelly Degnan.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj i ka uruar Zëvendësambasadores Degnan, detyrën e re në Prishtinë, si dhe e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë dhe progresin e vazhdueshëm që po arrihet në të gjitha sferat.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, duke theksuar se “lidhjet SHBA-Kosovë janë të shenjta dhe se do të mbesin të tilla përherë”.

Ai ka njoftuar Zëvendësambasadoren amerikane edhe për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, për procesin e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, përmbylljen e procesit të njohjeve si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ekonomike, financiare dhe politike në nivel rajonal dhe global.

“Kosova, historikisht, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor çdo herë ka qenë një vend evropian dhe qëllim i jonë afatshkurtër dhe afatgjatë është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu e ka informuar Zëvendësambasadoren Degnan edhe për punën dhe aktivitetet e tjera të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë