Ministri Hoxhaj uron homologun maqedonas me rastin e Ditës së Republikës së Maqedonisë

Prishtinë, 2 Gusht 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, me rastin e shënimit të 2 Gushtit, Ditës së Republikës së Maqedonisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e shtetit fqinj, për këtë festë shtetërore.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, të karakterizuara nga bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në shumë fusha, duke shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë do të thellohen më tutje”, thuhet ndër të tjera, në letrën e Ministrit Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë