Hoxhaj ngushëllon sekretaren amerikane Clinton për tragjedinë në Kolorado

Prishtinë, 20 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, për tragjedinë që ndodhi sot në afërsi të Denverit, në Kolorado.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal, i cili u mori jetën 12 qytetarëve amerikanë dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me familjarët e viktimave dhe të të plagosurve, me autoritetet amerikane dhe me mbarë kombin amerikan në këto momente të vështira.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë