Ministri Hoxhaj përgëzon liderët e vendeve myslimane me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Prishtinë, 19 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi liderëve të shteteve të botës, me shumicë të popullsisë myslimane, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në letër, ministri Hoxhaj ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre shteteve për fillimin e këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë do të dëshmojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre shpirtëror e fizik, duke rritur më tej dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin”, thotë Hoxhaj, në telegramin e urimit.
                                 
Ministri i Jashtëm i Kosovës vlerëson se ky muaj paraqet një nga detyrimet më fisnike të besimtarëve myslimanë, gjatë të cilit vlerat njerëzore, toleranca njerëzore, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë ushqehen dhe kultivohen më shumë se më parë.
 
Ministri Hoxhaj thekson faktin se edhe në Kosovë, në shtetin e ri evropian me një popullsi shumicë myslimane, muaji i shenjtë i Ramazanit po pritet në liri dhe pavarësi.

“Për më shumë se katër vjet që kur kemi shpallur pavarësinë tonë, kemi arritur rezultate të dukshme në sferën e brendshme dhe të jashtme. Dhe, ne, llogarisim në mbështetjen tuaj dhe gjithashtu besojmë se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë vetëm se do të thellohen në vitet që vijnë”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë