Ministri Hoxhaj dënon sulmin vdekjeprurës kundër shtetasve izraelitë në Bullgari

Prishtinë, 18 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një autobusi në Bullgari, ku humbën jetën disa shtetas izraelitë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj në emër të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës dënon në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmet e tilla terroriste vdekjeprurëse, ndaj njerëzve të pafajshëm.

Hoxhaj shpreh solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës dhe thekson se qytetarët e Kosovës qëndrojnë pranë popullit izraelit, familjeve të viktimave dhe popullit të Bullgarisë në këto momente të vështira, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të zbardhin dhe të vënë para drejtësisë kryerësit dhe nxitësit e këtij akti vdekjeprurës.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë