Gazeta Metro boton profilin e zëvendësministrit Selimit
Metro botohet në 56 edicione ditore në 15 gjuhë dhe 19 shtete në Evropë, Amerikë dhe Azi dhe lexohet nga 17 milionë lexues.
Zëvendësministri Selimi prezantohet në një seri të veçantë të Metro's dedikuar liderëve të rinj të Evropës.
Para Selimit, profili në Metro iu botua edhe presidentit të ri të Francës, Francois Hollande.
Në profilin editorial të Metros thuhet se "Kosova nuk është me shtet i vagabondëve dhe trafikantëve. Ky shtet që ishte viktimë e pastrimit etnik vetëm para 13 vitesh është duke u pozicionuar si në shtet i ri cool i Ballkanit."
Ndër njerëzit kyç në transformimin e Ballkanit, Metro e emëron Selimin, të cilin e titullon "Njeriu i Ri i Ballkanit".
Zëvendësministri Selimi në një intervistë të gjerë flet për progresin e Kosovës në ekonomi dhe krijim të shtetit, për modelet e zhvillimit ekonomik dhe faktin se Kosova është shtet normal me përparësi të ndryshme si borxhin e ultë kombëtar por edhe kulturën e pasur.
Një pjesë e intervistës është dedikuar edhe akuzave të Rusisë që Kosova po trajnon militantët sirianë si dhe eksperiencës së tij në biznes dhe media.



Stay Connected with MFA