Hoxhaj kërkon njohjen nga Tunizia, Maroku, Egjipti dhe Libia

Paris, 6 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të Konferencës “Miqtë e Popullit të Sirisë”, ka zhvilluar takime të shumta me liderë të ndryshëm botëror.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj fillimisht është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr.

Me këtë rast Hoxhaj edhe njëherë ka kërkuar nga ministri egjiptian që shteti i tij sa më parë të njoh pavarësinë e Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Marokut, Saad-Eddine El Othmani.

Hoxhaj ia ka dorëzuar ministrit maroken kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministri Saad-Eddine El Othmani është zotuar se kërkesa do të shqyrtohet nga institucionet më të larta shtetërore dhe në një periudhë të përshtatshme do të merret edhe vendimi për njohje.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Rafik Abdessalem.

Edhe ministrit tunizian, ministri i Jashtëm i Kosovës ia ka dorëzuar kërkesën për njohje.

Ministri ka theksuar se populli i Kosovës ka mirëpritur ndryshimet demokratike në Tunizi dhe shtetet e tjera të botës arabe.

Gjatë kësaj Konference, ministri Enver Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësues të Libisë dhe shumë shteteve të tjera, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve për Republikën e Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë